Flash News

KRYESORE

Balotelli "snobon" Ronaldon, fjalia e tij është therëse

Balotelli "snobon" Ronaldon, fjalia e tij është therëse

Mario Balotelli mbetet i veçantë në stilin e tij. Sulmuesi është shumë moskokëçarës dhe i thotë gjërat siç i mendon. Italiani i ka befasuar të gjithë kur foli për rikthimin në Seria A dhe kalimin te Brescia.

"Jam rikthyer te Breescia dhe po punoj shumë fort. Më shumë se në 10 vitet e fundit të karrierës sime. Kam kapur peshën ideale dhe shpresoj të bëj një sezon të madh. U riktheva këtu, pasi kam më shumë përgjegjësi dhe nuk do të luaja me asnjë ekip tjetër që lufton për mbijetesë, por Brescia është shtëpia ime".

I pyetur për përballjen kundër Ronaldos, Balotelli tregohet i sinqertë. "Jo, nuk entuziazmohem. Ai është një lojtar fenomenal. Së bashku me Messin janë dy më të mirët në botë. Do të jetë bukur të luajë kundër tij, por nuk shkoj deri në atë pikë që të entuziazmohem".

Të fundit