Flash News

KRYESORE

Balotelli sulmon Juventusin: Duhet ta rikthenin në krye para pezullimit...

Balotelli sulmon Juventusin: Duhet ta rikthenin në krye para pezullimit...

Mario Balotelli ka qenë ndër të parët që kërkoi ndërprerjen e Serie A dhe mbylljen e kufijve të Italisë për Koronavirusin. 29-vjeçari e ka patur seriozisht me deklaratat e tij dhe duket qartë se ka patur të drejtë.

Në një intervistë të fundit, ai ka thumbuar Juventusin, duke u shprehur se u luajt ndeshja me Interin vetëm që bardhezinjtë të siguronin kreun, në rast se kampionati pezullohet plotësisht.

Bardhezinjtë kryesojnë tabelën e renditjes me 63 pikë, 1 më shumë se Lazio e vendit të dytë. “Lazio është e fortë, por duhet të rikthenin Juventusin në krye përpara pezullimit të kampionatit. Shpresoj që Serie A të mos rinisë. Për sa kohë që ka edhe një rast të vetëm më Koronavirus, nuk duhet të rifillojë".

"Unë isha ndër të parët që kërkova një gjë të tillë, por njerëzit u zemëruan. Me këtë ritëm, do ta kemi Koronavirusin nëpër këmbë deri vitin tjetër".

Të fundit