Flash News

KRYESORE

Balta “pushton” rrugët, probleme në Durrës dhe në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Përmbytje, bllokime rrugësh, baltë e rrëshqitje dherash. Kjo është situata në disa zona të vendit, si pasojë e reshjeve të shiut, të rënë gjatë ditëve të fundit. Ndërsa në zonën e Nën Shkodrës është rritur me 50 cm niveli i ujit, në zonën e Currilave në Durrës janë shënuar mëngjesin e sotëm rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Një masiv dherash ka rënë në drejtim të segmentit rrugor Universitet-Currila, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi. E njëjta situatë është shënuar edhe rreth dy javë më parë, ndërsa zp0na që po vuan më shumë pasojat e erozionit është Kodër Vila.

Edhe në qarkun e Gjirokastrës janë shënuar shkarje dherash gjatë orëve të natës. Në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në aksin Tepelenë-Gjirokastër qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi, pasi një masiv dherash ka bllokuar rrugën.  

 

Të fundit