Flash News

KRYESORE

Bamir Topi mbështet opozitën: Djegia e mandateve, veprim i detyruar nga Rama

Bamir Topi mbështet opozitën: Djegia e mandateve, veprim i detyruar

Për ish-presidentin e Republikës, Bamir Topi, vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte i detyruar nisur nga rrethanat ku ndodhet vendi. Në studion e lajmeve të Ora News, Topi shtoi se kryeministri Rama ka prishur raportet jo vetëm më opozitën, por edhe me ekzponentë të tjerë.

“Duke pasur një inerci nga detyra që kam kryer më duket një veprim ekstrem i opozitës për të dorëzuar mandatet. Në një farë mënyre edhe kanë qenë të detyruar për të marrë këtë vendim ekstrem. Sepse kjo sot është një politikë që patjetër duhet ta mbyllë ciklin e vet. Nuk është një politikë perëndimore. Rama nuk ka prishur marrëdhëniet vetëm me opozitën parlamentare, por ka prishur marrëdhëniet në shumë drejtime dhe duket që ende nuk e ka ndalur turravrapin e tij”, përfundoi Topi.

Të fundit