Flash News

KRYESORE

Bamir Topi: Politika dëmton njëlloj si koronavirusi

Bamir Topi: Politika dëmton njëlloj si koronavirusi

Ish presidenti Bamir Topi, duke komentuar vendimin e KLGJ që shtyu vendimin për mandatin e kreut të KED, Ardian Dvoranit fajësoi politikën, që kur bëhet fjalë për çështje madhore, ka bërë po aq dëm sa koronavirusi.

Në një intervistë për RTV ORA, Topi u shpreh se për faj të politikës, shumë cështje kanë mbetur pezull.

“Politika shqiptare përgjithësisht kur ka ardhur çështja e gjërave madhore ka bërë një dëm po aq të madh sa koronavirusi. Sot e kësaj dite, pra sot në 5 maj 2020 ke mjaft probleme që kanë të bëjnë me institucione, që nuk janë dhe nga pikëpamja strukturore duhet të ishin. Institucione që janë dhe janë insuficente, nuk janë të plotësuara, duke filluar me Kuvendin. Më dobët, më keq se kurrë. Politika ka lënë shumë gjëra pezull. Duke dashur që edhe unë të informohen më mirë them që në çdo moment që ka problem,e që kontrastojnë me kushtetutën, apriori them që çdo veprim i tillë është gabim. Sepse ka një kushtetutë, ndonëse kushtetutën e kemi arnuar”, tha Topi.

Bamir Topi u shpreh se ngjarjet që po ndodhin tani, i ka paralajmëruar që në vitin 2008, kur u bë ndryshimi i Kushtetutës.

“E mbani mend çfarë kam deklaruar në 2008, në ndryshimet kushtetuese të 21 prillit. Në 21 prill unë kam thënë që ndryshimi i kushtetutës brenda një nate me një vullnet patologjik të dy krahëve të politikës për të dominuar politikisht institucionet do të kishte hiperkusione të kësaj natyre që ne po shohim sot. Duke filluar me zgjedhjet që janë të kontestuara, me zgjedhjet që i kontrollojnë partitë politike”, tha Topi.

Të fundit