Bamir Topi pret reflektim nga Rama: Shqipëria nuk mund të kthehet në monizëm

Bamir Topi, kreu i partisë Fryma Demokratike, që merr pjesë në zgjedhjet vendore është i shqetësuar me situatën që po kalon vendi. Topi pozicionohet kundër bojkotit të opozitën, por nga ana tjetër është I vetëdijshëm se vendi po rrëshqet drejt monizmit me keto votime.

“Jam në vijim të bindjeve të mia të thella kundër bojkotit, parime të cilat i ka dhe subjekti ynë politik i cili merr pjesë në zgjedhje por edhe në vijim edhe një politike anti-bojkot që e kanë shprehur së fundmi dhe partnerët tonë kryesorë. Erdha për të bërë detyrën time qytetare dhe politike.
Sonte duhet të bëjnë një meditim të thellë. Duhet një reflektim qytetar për çfarë kanë bërë, pse e kanë sjellë demokracinë në Shqipëri në këtë nivel. Është standardi më i ulët i demokracisë që përjetojmë prej shumë vitesh. Duke filluar nga dita e nesërme, qofshin fitimtarë, qofshin njerëz që kanë bojkotuar duhet t’i thërrasin mendjes për të ardhur në procesin e reformimit politik. Shqipëria nuk mund të kthehet në monizëm. Mos pjesëmarrja imponon zgjedhje të sforcuara”, deklaroi Bamir Topi.