Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Bamir Topi promovon librin ‘Nocturn’: Sali Berisha dhe Edi Rama në ‘syrin e ciklonit’
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi promovoi sot librin e tij ‘Nocturn’ me nëntitull: Kur arsyeja errësohet nga pushteti. Në të, përshkruhet rrugëtimi politik, gërshetuar edhe me kujtime dhe qëndrime personale nga jeta e ish-politikanit te larte te Partise Demokratike. Për Sali Berishën, ish-mikun e tij, Top nuk ka kursyer kritikat duke përdorur cilësime të tilla si: egoist, makiavelist, i pandershëm apo i korruptuar.
“…mendimi im për figurën e tij ndjek një trajektore gjykimi që të ofron jeta në një marrëdhënie thellësisht politike, pa ndarë as dhe një herë me të marrëdhënie miqësie familjare. E kam vlerësuar shumë në periudhën kur bashkëpunimi ishte në sipërfaqe. Sa më shumë më lidhi puna me të, më shumë forcoja mendimin që ai ishte lidhur në një mënyrë patologjike me pushtetin, i cili e sprovoi në shumë situata si politikan egoist, të ashpër, makiavelist dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie në eliminimin politik të shumë bashkëpunëtorëve, qysh nga viti 1990 e deri në situatën politike të partisë, që edhe pse jo “de jure” e komandon “de facto” në një trajektore ku ndershmëria i lëshoi vend etjes për fitime, ku korrupsioni qeveritar e tjetërsoi si njëri, për më tepër kur ai korrupsion prodhoi ngjarje tragjike, si shpërthimi i Gërdecit apo ngjarje të tjera që shoqëria shqiptare i njeh mire. Pa dyshim është politikani më influent i periudhës së tranzicionit, me të mirat e të këqija e tij”.
Ndërsa për kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-presidentit Topi shprehet se është njeri më dy standarte dhe se i tradhëton miqtë e tij. “Edhe pse luftoi fort kundër meje në 2007-n në garën time për president, krijova një marrëdhënie politike dhe institucionale me të si lider i opozitës, fatmirësisht pa e bërë asnjëherë mik! E them këtë, pasi po të kisha ndërtuar marrëdhënie miqësore, zhgënjimi sot do të ishte i fortë, sikurse e kanë miqtë e tij që zgjodhën ta kishin mik. Edi Ramës i kam ofruar bashkëpunim për të mirën e klimës politike, edhe kur ai punonte pas shpine me Sali Berishën për minimin e themeleve të demokracisë dhe kufizimin e kompetencave të Presidentit të Republikës, sikurse e kam përmendur 21 prillin 2008. Në sytë e mi, sjellja me dy standarde e tij, i përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit, nuk më bëjnë të ruaj respekt për të. Në një vështrim jashtë kontekstit të marrëdhënieve të mia, e konsideroj atë eksperimentin më të dështuar të drejtimit të qeverisë, qysh kur në Shqipëri hyri demokracia. Nëse akoma qëndron politikisht në këmbë, këtë e bën falë opozitës së paaftë”.