Flash News

KRYESORE

Bamir Topi: Rama po bën ato gjëra për të cilat ankohej kur ishte në opozitë

Bamir Topi: Rama po bën ato gjëra për të cilat ankohej kur

Ish-Presidenti Topi në librin me kujtime 'Nocturn', rrëfen për një takim në Presidencë me asokohe kryetarin e opozitës, Edi Rama. Topi e pranon se Rama po bën të njëjtat gjëra për të cilat ankohej në kohën kur ishte në opozitë.

Në takimin e zhvilluar në Presidencë pak ditë pas ngjarjeve të 21 janarit, Topi thotë se Rama ishte i shformuar edhe fizikisht.

Pjesë të bisedës që gjenden në librin 'Nocturn' me autor Bamir Topin, 'botim i UET Press'

Rama: Këtu nuk ka arbitër, sepse faktikisht në këtë Republikë Parlamentare, nuk lejohet Presidenti i Republikës të futet midis palëve, por mund të japë vetëm mesazhe.

Topi: Ekzakt! Kjo është bërë edhe me ndihmën tënde.

Mbasi e kaloi këtë moment vazhdoi:

Rama: Ne nuk kërkojmë të vijmë në pushtet me demonstratë, por të rivendosim rregullat e lojës; këta i prishën rregullat, është marrë topi, është nxjerrë nga stadiumi fare e lëvizin të gjithë pa top dhe ai e nxjerr rezultatin në tabelë; kjo është qesharake.

Në këtë kohë në prag të botimit të librit, historia tregoi që këtë gjë po e aplikon fort vetë Edi Rama, pasi është çështje e sistemit të ndërtuar me “armikun” e tij politik.

Të fundit