Flash News

KRYESORE

Bananet e kuqe dhe llojet e tjera të frutit të famshëm

Banania është fruti më popullor në botë. Ky frut i ëmbël dhe plot vitamina e minerale përdoret në të gjithë botën, jo vetëm në gatime por edhe në mjekësi. Bananja është e pasur me hekur dhe nxit prodhimin e hemoglobinës në gjak, ndaj ndihmon kundër anemisë.

Ajo gjithashtu është e pasur me kalium ndaj është fantastike për të ulur tensionin e gjakut. Këto vlera janë aq të pakundërshtueshme saqë autoritetet shëndetësore të të gjithë globit kanë lejuar industrinë e prodhimit të bananeve të reklamojë aftësitë e këtij fruti për të ulur tensionin dhe parandaluar goditjet në tru. Studimet më të fundit tregojnë se shumë njerëz që vuanin nga depresioni ndiheshin më mirë që pas bananes së pare, shkruan Agroweb. Përmirësimi i gjendjes shpirtërore vjen si pasojë e triptofanit, një proteinë që gjendet tek banania, të cilën trupi e transformon në serotoninë, dhe që ka aftësinë të qetësojë, përmirësojë humorin dhe të gjallërojë mendjen.

Banania ndihmon njerëzit që të heqin dorë nga duhanpirja, duke qenë se vitaminat C, A1, B6, B12 , kaliumi dhe magnezi që përmban ajo, ndihmojnë organizmin të rimarrë veten pas heqjes dorë nga nikotina. Banania është një burim i mirë i fibrës, kaliumit dhe vitaminës C. Banania përmban 8 aminoacide të cilat trupi nuk i prodhon dot vetë, ndaj roli i tyre është i pazëvëndësueshëm. Në Shqipëri banania zuri vend pas viteve '90 dhe importohet nga Ekuadori vetëm një llok i këtij fruti, lloji më i përhapur dhe rrjedhimisht më i lirë. Ndërkohë konsumatorët e huaj njohin pesë lloje të ndryshme, por e vetmja mënyrë aktuale për t'i provuar mbetet tek udhëtimet jashtë vendit. Pse importuesit nuk i sjellin në Shqipëri? Një arsye është çmimi paksa më i lartë, por edhe mungesa e studimit të tregut, të cilin tregëtarët e bananeve e mbushin vetëm me një produkt uniformë.

Të fundit