Flash News

KRYESORE

Banda e Durrësit/ Lirohet Indrit Taullau për shkaqe shëndetësore

Banda e Durrësit/ Lirohet Indrit Taullau për shkaqe

Pas Lulzim Berishës, një tjetër drejtues i bandës së Durrësit lë qelinë. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën për lirimin e Indrit Taullait dhe trajtimin mjekësor të tij në shtëpi.

AI është dënuar në vitin 2014, nga gjykata  e krimeve te renda, fillimisht me burgim të përjetshëm. Por një vit më vonë gjykata e lartë e rrëzoi këtë vendim. kur së bashku me Lulzim Berishën u dha një dënim me 25 vite burg secilit.

Ashtu si dhe anëtarët e tjerë të bandës Taullai akuzohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale, që nga vrasje  plagosje  pengmarrje e gjobëvënie  

Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

Të fundit