Flash News

KRYESORE

Banda e “skifterëve” akrobatë po tmerron italinë, dyshohen shqiptarë         

Banda e “skifterëve” akrobatë po tmerron italinë,

 «Hej, çfarë po bën aty?». “Më fal, po bëj disa punime, por mbarova dhe nëse pret pak po iki”. Nuk ishte punëtor, por një hajdut akrobat, ai që pa një djalosh 14 vjeçar përballë. Kishte dorashka të zeza, po me pafajësinë e tij adoleshenti e hapi dritaren dhe nisi t’i bentë disa pyetje.

Hajduti po përpiqej të hipte në ballkon. Kur djaloshi shkoi në dhomën tjetër të thërristë vëllain, personi në fjalë ishte zhdukur.  “Kishte theks të huaj, ndoshta ishte rumun ose shqiptar”, - tha minoreni karabinerëve, të cilët janë vënë në gjurmët e një bande nga Europa Lindore ose Ballkani, e cila pi i kall tmerrin lagjes. Ndërkohë që ky blitz i hajdutëve dështoi, në 4 raste të tjera ka dalë me sukses. Vjedhja më e madhe ndidhi në një tjetër banesë ku u grabitën sende me vlerë 5 mijë euro.

 Pronarja 74 vjeçare e banesës desh u përplas me hajdutët. “Nuk më hapej çelësi, sikur kishte diçka në derë. Më vonë, tha ajo, kur e hapa pashë se kishte një mobilje që më pengonte”, tha ajo.

Të fundit