Flash News

KRYESORE

Bandat kriminale në Shqipëri, ‘Task Forca’ i ndan në 38 dosje

Dje, në Ministrinë e Brendshme u mblodhën krerët e institucioneve që merren me hetimin e krimit. Që nga hetuesit e parave që vijnë prej bandave kriminale, e deri te kryeprokurorja e re. ‘Shekulli’ raporton se në takim është folur për mënyrën se si do të operojnë për të fundosur krimin që sipas tyre e kanë ndarë në 38 dosje. Në fakt, një informacion që doli nga mediat britanike vetëm pak ditë më parë bënte me dije se ekzistonte një listë me 40 emra që përbënin edhe krimin e madh në vend, por që ministri i Brendshëm iu kishte thënë gazetarëve britanikë se nja 10 prej tyre e ushtrojnë aktivitetin jashtë vendi, ndërsa do të mbanin përgjegjësi vetëm për 30 prej tyre.

Ditën e djeshme nuk u fol për grupe kriminale por vetëm për shifra individësh, ndërkohë që nuk u dha asnjë informacion në lidhje me grupet e fuqishme me mbështetje politike që kanë kryesuar dhe kryesojnë trafikun e drogës jo vetëm mes Shqipërisë dhe Italisë por edhe përtej. Gjithsesi krerët e institucioneve u mjaftuan me faktin se kanë ngritur task-forcën dhe me të do të çojnë para drejtësisë kriminelët që i ka zbuluar “Forca e Ligjit”, ku në dy operacione edhe ka dështuar me të gjithë personat e ndaluar apo edhe të arrestuar!

Ambasadorja gjermane: Investitorët tanë do vijnë kur të luftoni krimin dhe korrupsionin. Negociatat akoma me “nëse”

Të fundit