Flash News

NDËRKOMBËTARE

Banderola ku kërkohej vrasja e Erdogan zemëron Turqinë, nisin hetimet

Banderola ku kërkohej vrasja e Erdogan zemëron Turqinë, nisin

Prokuroria zvicerane kanë nisur një hetim ndaj një banderole që u shpalos gjatë një proteste në fundjavë në Bern, e i cili bënte thirrje për vrasjen e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Protestuesit që u mblodhën të shtunën në Bern për të protestuar kundër shtimit të pushtetit të Erdoganit, mbanin banera me mbishkrimin “Vriteni Erdoganin me armët e tij” si dhe fotografi me revole drejtuar në kokëne tij.

Ndërkohë, dje, Ministria e Jashtme e Turqisë e thirri në takim urgjent ambasadorin zviceran në Ankara, të cilit i kërkoi që të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që morën pjesë në protestë, e cila tërhoqi mijëra demonstrues, përfshirë edhe kurdë.

Zëdhënësi i policisë së Bernit, Dominik Jaeggi, ka thënë se prokurorët do të vendosin nëse ligji zviceran ishte shkelur nga banerat, të cilët policia s’i ka konfiskuar gjatë protestës transmeton BBC.

Të fundit