Flash News

KRYESORE

Banesa përfshihet nga flakët, vdes 85 vjeçari në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ku si pasoj ka mbetur i vdekur një 85 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Frosina Plaku” rreth orës 6:30. Viktima është shtetasi  Spiro Dino 85 vjeç i cili jetonte vetëm.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse, dhe si pasoj e tymit të shkaktuar nga flaket i moshuari është asfiksuar.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit