Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Banka e Shqipërisë pezulloi këstet e kredisë për 3 muaj, por BKT nuk e respekton vendimin

Dy ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë informoi se ka marrë vendimin, një formë moratoriumi, për të gjithë klientët, biznese dhe individë për një pezullim të shlyerjes së kësteve të kredisë me një afat tremujor.

Në sajë të situatës së krijuar nga virusi i ri që ka prekur edhe vendin tonë, në bazë të këtij vendimi klientët gjatë këtij afati tremujor mund të paguajnë ose mund të mos paguajnë këstet e kredisë, pra kësti i tyre shtyhet me tre muaj pa i rënduar me kamatë vonesash.

Por, pavarësisht këtij vendimi, bankat vazhdojnë të aplikojnë interesa, siç është rasti i mëposhtëm.

Bëhet fjalë për një person, i cili ka kredi personale për banesë.

Ndërkohë, Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në një intervistë për abc news se ‘shtyrja e këstit të kredisë kryesisht është për bizneset të cilët preken nga kjo situatë e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi, ndërsa shtoi se individët janë të lirë të bëjnë veprimet në varësi të mundësisë së tyre’.

Kujtojmë po ashtu, se PD dhe opozita e bashkuar i kërkoi sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.

Po ashtu, burime për politiko.al sqarojnë se pavarësisht vendimit të BSH, vendimin e fundit e merr vetë banka sa i takon shtyrjes së kësteve të kredive.

Të fundit