Flash News

KRYESORE

Banorët e ‘Astirit’ sot protestë para Parlamentit, Rama mesazh në ‘Facebook’

Banorët e ‘Astirit’ sot protestë para Parlamentit, Rama

Pak para se banorët e ‘Astirit’ të zhvendosin protestën e tyre para godinës së Parlamentit, kryeministri Edi Rama përsërit sërish mesazhin e tij për ta.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Rama u kujton sërish se “s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja”.

“Ata që e quajnë veten në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Banorët kanë ripërsëritur sërish vendosmërinë e tyre për të mos lejuar shembjen e banesave pa marrë më parë dëmshpërblimin me vlerën e tregut. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se sot në orën 10.00 do ta zhvendosin protestën e tyre para parlamentit për t’i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet dhe t’i dëmshpërblejë ata.

Të fundit