Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Banorët e Astirit vazhdojnë protestat, APP shpall fituesin e tenderit në lotin problematik
Loti i I i Unazës së Re do të ndërtohet nga bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N”. Ky aks rrugor u përfshi në një skandal sa i përket falsifikimit të dokumenteve vitin e shkuar, duke detyruar autoritetet shtetërore ta anulojnë.
Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se tenderi ka vlerë 1.77 miliard lekë me një fond limit prej 2.25 miliard lekë. Kompanitë kanë marrë përsipër të kryejnë punimet sipas kërkesave të autoriteteve me 78.6 për qind të fondit limit të përcaktuar për këtë vepër.
Vitin e shkuar, për këtë segment të rrugës u shpall fitues bashkimi i kompanive “Dh Albania” dhe “Biba X”, por pasi u zbulua falsifikimi i dokumentacionit, APP vendosi të anulojë tenderin.
Por në këtë aks ka pakënaqësi të mëdha nga banorët e zonës, të cilët vazhdojnë me protestat, duke e cilësuar projektin si korruptim, ndërkohë që akuzojnë qeverinë se kërkon që t’u prishë shtëpitë e në vend të tyre të ndërtojë pallate.