Flash News

KRYESORE

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën: Projekti prek 490 objekte, jo 300 sa thotë qeveria

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën: Projekti prek

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë, prej tre ditësh vijojnë protestën duke kundërshtuar prishjen e  bizneseve dhe banesave si pasojë e projektit të Unazës së Re.

Edhe sot, banorët kanë bllokuar rrugën dhe kërkojnë takim me qeverinë për zgjidhjen e çështjes së tyre. Ata theksojnë se projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria. Banorët shprehen se nuk e lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve, pas ii kanë në process legalizimi.

Më 25 tetor, Avokati i Popullit i ka dërguar një relacion Kuvendit të Shqipërisë për ta informuar se ndërtimi i segmentit Lindor të Unazës së Re në zonën e Maternitetit të Ri dhe në zonën e Shkozës është realizuar me plot paligjshmëri, të cilët kanë cenuar rëndë të drejtat e pronësisë dhe të strehimit për qindra familje që preken nga ndërtimi i rrugës.

Të fundit