Flash News

KRYESORE

Banorët e Mirditës në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve: Do mbetemi pa ujë

Banorët e Mirditës në protestë kundër ndërtimit

Banorët e disa fshatrave në Mirditë vijojnë protestën kundër ndërtimit të 4 hidrocentraleve në zonën e tyre. Protestuesit e Oroshit, Kaçinarit, Kurbneshit, Fanit dhe Selitës janë kundër ndërtimit të HEC-eve, duke i thënë 'Jo' shkatërrimit të natyrës.

Ata ankohen se uji i përroit pas disa muajsh, me ndërtimin e hidrocentraleve, do të kalojë në tuba për t’u shndërruar në energji, ndërsa e gjithë zona do të mbetet pa ujë. Banorët thonë se nuk do të lejojnë shkatërrimin e ekosistemit të zonës.

Protestuesit janë të shqetësuar për devijimin që do i bëhet ujit të pijshëm dhe atij për vaditje dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë dhe zgjerojnë protestën në ditët në vazhdim.

Të fundit