Flash News

KRYESORE

150 familje në Shkozë në protestë për prishjen e banesave. IKMT: 10 familjet që disponojnë certifikatë pronësie do dëmshpërblehen

 Dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës, si pjesë e planit urbanistik të Tiranës. Protestuesit janë ulur këmbëkryq në rrugë tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve duke krijuar trafik.

 ‘Nëse mua shteti më jep hyrje unë nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo duke më hedhur mua në rrugë”- thotë një nga protestueset me lot në sy.

Të paktën 153 banesa preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës nga rrethrrotullimi në ‘Urën e Shkozës’. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim dhe nuk lëvizim nga ura deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Me sa duket Bashkia e Tiranës nuk merr përsipër asnjë kosto për shkatërrimin e banesave që kërkon t’u bëjë qytetarëve të Shkozës. Te pakten Qeveria t'u jape nje zgjidhjeve ketyre banoreve, pasi jemi ne prag te dimrit dhe te prishish banesen e t'i lesh ata ne rruge te madhe kjo eshte papergjegjshmeri e krim.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i IKMT

“Banorët që pretendojnë dëmshpërblim banojnë në banesa të palegalizuara. Mbi 140 familje janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. 10 familjet që disponojnë certifikatë pronësie do dëmshpërblehen”, thuhet në reagimin e IKMT.

 

 

Të fundit