Flash News

KRYESORE

Banorët e Thethit gjejnë turistin polak pas 3 orë kërkimesh

Banorët e Thethit gjejnë turistin polak pas 3 orë kërkimesh

Banorët e Thethit arritën ta gjenin pas 3 orësh kërkimesh, turistin polak i cili ishte rrëzuar nga mali i Harapit dhe kishte pësuar dëmtime serioze.

Vetë banorët u nisën me barela, pasi morën koordinatat e vendndodhjes nga e fejuara e turistit të plagosur.  Ai kishte thyer të dyja këmbët, e për këtë arsye e kishte të pamundur që të lëvizte.

Banorët e morën turistin me barelë dhe më pas e hipën atë në ambulancë ku po dërgohet në spital, për mjekim më të specializuar. Ata njoftuan se i dëmtuari Wojtek Markiewicz nuk ka lëndime që mund t’i rrezikojnë jetën.

Të fundit