Flash News

KRYESORE

Banorët e ‘Unazës së Re’ i vendosin afat Aldrin Dalipit: Ke vetëm 48 orë kohë...

Banorët e ‘Unazës së Re’ i vendosin afat Aldrin

Banorët e ‘Unazës së Re’ i kanë lënë sot 48 orë afat kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, për të negociuar me ta për kushtet e kontratës që duhet të firmoset për prishjen e banesave të tyre dhe zgjerimin e rrugës.

Në protestën e zhvilluar përpara bashkisë së Tiranës, banorët u shprehën: “Kryetari i këshillit bashkiak ka 48 orë kohë ndryshe nuk do të ketë më këshill bashkiak.”

Nëse Dalipi nuk i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre, banorët kanë theksuar se situatën duhet ta marrin në dorë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, të cilët duhet të japin zgjidhje brenda 72 orësh.

http://politiko.al/le-te-vije-te-na-beje-varrin-atje-ne-shtepite-nuk-i-lirojme-banoret-e-astirit-proteste-para-bashkise/

http://politiko.al/protesta-per-banesat-qytetaret-kritika-ministrit-gjiknuri-hyre-ne-top-channel-me-fustan-si-grate/

Të fundit