Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Banorët në protestë, Veliaj prezanton projektin e nënkalimit te “Shqiponja”: Unaza e Madhe do bëhet!
Ndonëse banorët e ‘Astirit’ prej muajsh vijojnë të protestojnë, kryebashkiaku Erion Veliaj ëstë i vendosur për të çuar deri në fund projektin te “Unaza e Re”.
Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe arkitektë e urbanistë të tjerë prezantuan sot projektin e sheshit “Shqiponja” me nënkalim.
Në fjalën e tij prezantuese, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi propozimin e bërë dhe theksoi se kalimi nëntokë i rrethrrotullimit i jep qytetit një pamje krejt tjetër.
“Një nga temat kryesore që kemi adresuar ka të bëjë me mundësinë dhe propozimin për transformimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, nga një zgjidhje në lartësi në një zgjidhje në thellësi. Kur infrastrukturat masive, pra autostradat, përshkojnë zona urbane, si ato që kemi parë në kryeqytete ose qytete të mëdha të Europës, kemi parasysh këtu rastin e Brukselit apo Milanos, zgjidhja ka qenë në thellësi. Pra, në vend që të kemi kate, që pengojnë pamjen e hyrjes së qytetit me infrastrukturë masive të betonizuar në lartësi, këto i çojmë në thellësi. Propozimi kryesor fillestar ka të bëjë me kalimin në kate tokësore", tha kryebashkiaku.
Ndërsa më tej, Veliaj u shpreh se ata që preken nga projekti nuk do të mbeten pa strehim.
Kujtojmë që banorët e Astirit protestojnë prej muajsh pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për ndërtesat e tyre që prishen nga projekti.