Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Banorja e revoltuar denoncon nga Jala: Më kërkuan 150 mijë euro për legalizimin e shtëpisë
Një tjetër dëshmi vjen nga Jala, një zonë ku ka nisur prej orëve të para të mëngjesit aksioni i IKMT-së për shembjen e banesave të ndërtuara pa leje.
Aksioni është shoqëruar me kundërshtimin e banorëve, por nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes tyre dhe policisë.
Një banore tregon se tokën në këtë zonë e ka blerë që në vitin 1989 dhe se e kishte në proces legalizimi. Madje, një zyrtar i ka kërkuar 150 mijë euro për ta legalizuar bashkë me një minimarket që kishte poshtë shtëpisë.
“S’kemi nxjerrë asgjë nga ajo shtëpi. Siç kemi fjetur mbrëmë, ma prishën në mëngjes, me dokumente, me fatura me të tëra. Lajmërimi më erdhi në 07.00, por edhe ai ishte i pavlefshëm, sepse ishte një letër me shkrim dore dhe pa asnjë vulë. Tokën e kishte blerë vjehrri im. E kisha në proces legalizimi, madje një zyrtar i ka kërkuar 150 mijë euro për ta legalizuar bashkë. Ku t’i gjej unë kaq lekë”, shprehet e revoltuar qytetarja, në një intervistë për faxnews.