Flash News

KRYESORE

Barazim i thatë, Reali lë pikë dhe humb vendin e parë

Barazim i thatë, Reali lë pikë dhe humb vendin e parë

Real Madridi nuk ka arritur dot të fitojë në shtëpi kundër Athletic Bilbaos. Ndeshja e sotme në Bernabeu ishte një thatësirë golash dhe një barazim pa shumë vlerë për "Los Blancos".

Ky rezultat lë vetëm Barcelonën në krye dhe deri tani skuadrat ishin njësoj me pikë. Madrilenët, në fakt, morën barazimin e dytë radhazi pa gola. Ndoshta pushimi i festave do u bëjë mirë për të kaluar këtë gjendje jo fort të mirë psikologjike.

Edhe pse dominuan gjatë gjithë ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane nuk e gjeti dot rrjetën, ndërsa ekipi bask mung të kënaqet me një pikë shumë të rëndësishme. Pas kësaj ndeshjeje, Reali e sheh veten në kuotën e 37 pikëve, 2më pak se Barcelona kryesuese. Bilbao mbetet i shtati.

Të fundit