Flash News

KRYESORE

Barazimi ndaj Wolves, Pogba fajëson trajnerin Mourinho

Barazimi ndaj Wolves, Pogba fajëson trajnerin Mourinho

Manchester United barazoi 1-1 me Wolverhampton këtë fundjavë dhe ky rezultat ka bërë që të trazohen ujërat në ekip. Mesfushori francez, Paul Pogba ka shprehur kritika për trajnerin Jose Mourinho duke e bërë përgjegjës për rezultatin e arritur.

“Luanim në shtëpi dhe duhet të kishim zhvilluar një lojë shumë më të mirë ndaj Wolves. Kur luajmë në shtëpi duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe të sulmojmë. Ky është “Old Trafford”. Kur jemi këtu, duhet të sulmojmë. Mendoj se kundërshtarët tremben më shumë kur ne sulmojmë”, tha mesfushori francez.

Pogba shtoi edhe më tej, kur tha se ekipi duhet të ketë më shumë variante loje.

“Unë nuk jam trajneri i ekipit, por duhet të tregojmë që kemi më shumë variante loje. Kështu e mendoj unë. Duhet të lëvizim më shumë dhe më mirë”, u shpreh Pogba.

Me barazimin e arritur të shtunën, Manchester United e sheh veten 8 pikë larg kryesuesve të kampionatit anglez.

Të fundit