Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Florion Mima
Kronologjia e asaj që diskutojmë sot është pak a shumë kështu: Në ‘38-ën Francesco Jacomoni firmos blerjen e një trualli rreth 10 mijë m2 nga familja Libohova për rreth 75 mijë franga ari afërsisht katërfishi i vlerës që vlerësohet sot nga qeveria shqiptare dhe pasi e blen, ia dhuron popullit shqiptar me vetëm një kusht, prona t’i jepet të gjithë shqiptarëve, për edukim, kulturë, shplodhje, rekreacion.
Francesco Jacomoni pra, “ai i keqi”, “armiku”, “i ziu”, bleu me ar, një tokë nga privati dhe ia dhuroi publikut shqiptar.
Në ‘44-ën, ishte një fshatar poturegrisur me opingat me baltë dhe me bajga, i pari që hodhi idenë e prishjes së Teatrit Kombëtar, por jo vetëm të Teatrit, por edhe të Pallatit te Mbretit, edhe te Ministrive, edhe të Radio Tiranës, por arriti e thyente vetëm qelqurinat dhe serviset e argjendit te Pallati i Mbretit dhe ndynte mbulojat e krevatit me baltën e opingave.
Në ‘58-ën, një fshatar poturegrisur, ky individ bëhet drejtor te Sigurimi i Shtetit dhe i bën një letër Enver Hoxhës dhe i thotë: Teatri Popullor duhet prishur sepse ka rrezik zjarri, është prej populiti dhe ka mbulese eterniti. Të gjitha këto arsye që thotë qeveria për të justifikuar prishjen. Për hir të së vërtetës Enver Hoxha nuk firmosi. Ndonëse kishte nevojë që të vendoste afër zyrave të punës oficerët e Sigurimit të Shtetit që rrinin dhe vrisnin njerëzit.
Në 2002-shin kemi një tjetër personazh i cili sugjeron që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit, por Kryeministri i kohës nuk e la, nuk po e shoh zotin Majko… A e përzutë ju, apo iku vetë…Kryeministri Majko refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin ndër shalë në pritje të zhvillimeve të reja. Sot ai është bërë sulltan që firmos fermane, që fal prona të popullit për ata që pinë gjakun e popullit. Sot populli proteston e thotë “unë jam Teatri”, ai bën karshëllik e thotë “unë jam kulla”.
Dikur, për hir të vërtetës, ai rrinte me njerëz të ditur, mendjehapur, properëndimorë, të shkolluar dhe merrte edhe ndonjë ide të mirë prej tyre, siç ishte kthimi në identitet, zgjerimi i hyrje-daljeve të Tiranës, lyerja me bojë e ndërtesave të vjetra të komunizmit, e kështu me radhë. Por, sot si fashistoid, e harroi kthimin në identitet. Sot ai është kthyer në një princ të shkatërrimit, në kalorës të errësirës, në satana të kullëzimit, heroino-kokainik, në censor të fjalës së lirë ndaj kujdo që nuk mendon si ai dhe linja editoriale e ERTV.
Sot ai merr në telefon qytetarët e këtij vendi dhe i thotë gjithsecilit, pa iu drithur qepalla, T.Q.R. Kryeministri u thotë njerëzve të këtij vendi T.Q.R. Po nëse populli të kthehet e të thotë R.K.T.K. Sot ai përfaqëson guston më vulgare, shijen më gërvishtëse me maja, me cepa, me kulla, me ulërima çjerrëse përkundruall një kompleksi harmonik e të qetë. Gati gati si simfoni. Simfoni e kompozuar nga ata të këqinjtë, pushtuesit italianë. Kjo simfoni, kjo harmoni është plagosur nga komunizmi por s’është vrarë. Janë 3 karkasa dinosaurësh të ngordhur: Piramida, Pallati i Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Kthimi në identitet duhet të fillonte me ngritjen e Pazarit të vjetër, të çarshisë së Tiranës, më tej të Bashkisë së Tiranës, më tej me nënkalimin e dy akseve nën gungën me pllaka majolike.
Në Komision i kam drejtuar disa pyetje ministres së Kulturës dhe pyetja kryesore ishte: po qe se qeveria do të kishte para, a do ta kishte ndërtuar vetë Teatrin? Qoftë edhe riparuar. Përgjigja e saj e sinqertë dhe ndoshta naïve ishte se Po. Por s'kemi para, tha. Ministrja vërtet nuk ka para, por në një bashkëbisedim disa minutësh i thamë se si mund të gjendeshin paratë. Siç u gjetën përshembull për gjysëm tunelin e kapriçove të Pogradecit për të ruajtur një bunker të kohës së fashizmit, pa asnjë lloj vlere dhe vetëm për të justifikuar luftën. Është fare e vërtetë dhe ka shkuar gati 11 milionë euro deri tani dhe 3 herë ka rënë faqja e malit, ashtu siç është e vërtetë që edhe rinovimi i Operas dhe Baletit ka shkuar gati 11 milionë euro të tjera. Ashtu siç është e vërtetë që donatorët kanë dhënë 23 milionë euro për evente dhe festime pa asnjë vlerë për historinë e kombit.
Pra paraja nuk është problem, por investimi i disa parave të tjera që duhen pastruar, duhen shpëlarë, duhen tharë, duhen hekurosur, në mënyrë që të blihen zgjedhjet e radhës, në mënyrë që njerëzve tu hidhet hi syve. Mundet që me këto para të blesh heshtjen e një pjesë të aktorëve dhë të partnerëve, për të gjithë kohën. Mund të blesh heshtjen e të gjithëve për një pjesë të kohës, por kurrë nuk mund të blesh heshtjen e të gjithëve për gjithë kohën. Mbaje mend mirë. Tiranën vërtet e kanë plagosur për vdekje kusarët dhe zuzarët, por ajo është gjallë. Falë orientimit të saj perëndimor, falë shpirtit të saj antikomunist, Meket në 50 e kusur vite nuk ia kanë dalë dot ta nënshtrojnë e t’ia ulin kokën për ta kthyer në një një qytet të nënshtruar nga barbarët.
Mbajeni mend mire! Gjithçka e shembur në mënyrë korruptive do të rindërtohet siç ka qënë. Gjithkush që do të identifikohet si shkaktar dhe bashkëpunëtor në këtë krim do të dalë para drejtësisë dhe do të mbahet përgjegjës individualisht. Mos e prishni teatrin, o delenxhinj! Mos i hapni Tiranës plagën e radhës, o batakçinj sepse është fare e qartë; barbarët nuk e nënshtrojnë dot Tiranën.
*Fjala e plotë e deputetit të opozitës në Kuvend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38