Flash News

KRYESORE

“Barbari në liqenin e Shkodrës, policia “mbyll sy e veshë” me 50 mijë lekë në dorë”

“Barbari në liqenin e Shkodrës, policia “mbyll sy e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Malësia e Madhe, i cili jep alarmin se në Liqenin e Shkodrës po abuzohet me gjueti të paligjshme, sidomos tani në periudhën e riprodhimit.

Sipas denoncuesit, policia është njoftuar disa herë për këtë krim, por nuk ndërhyn pasi çdo varkë peshkimi u jep nga 50 mijë lekë të vjetra.

Statusi i Berishës

Barbari mjedisore ne Liqenin e Shkodër!

Po shfarosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit marrin ryshfetin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje z.Berisha

Une jam nje qytetar i Bashkise Malesi e Madhe dhe po te shkruaj per te denoncuar abuzimin qe po behet me faunen e liqenit te Shkodres...qe nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 3 te nates 50% e varkave qe kane liçense bejne gjueti te paligjshme me korrent,kemi marre policine ne telefon ne disa raste,as qe e marrin mundimin te vijne,kam degjuar qe marrin 50 mije leke te vjetra nga cdo varke peshkimi ne menyre qe te lejohen te shkaterrojne faunen e nje prej liqeneve me te bukur ne Europe dhe jo vetem...Eshte e dhimbshme te shkosh ne breg te liqenit dhe ta shohesh si zbardhon nga peshqit e ngordhur dhe per me teper tani qe eshte dhe sezoni i riprodhimit qe korrenti (gjeneratori) vret gjithashtu te gjitha vezet qe peshqit leshojne ne breg...Nuk dime se ku te drejtohemi,nuk e kuptoj se si mund te lejohet dicka e tille ne nje shtet qe pretendon te behet pjese e BE-se...Ne ditet ne vijim mund te te dergoj foto dhe video...Publikoje qe ta marrin vesh Shqiptaret se ne çfare vendi jetojme dhe nga kush qeverisemi.”

Të fundit