Flash News

KRYESORE

Barça nderon viktimat e sulmit terrorist, heq emrat e yjeve nga bluzat

Klubi i Barcelonës ka marrë një vendim në nder të viktimave të ditës së enjte si pasojë e sulmit terrorist. Klubi ka vendosur që në ndeshjen hapëse, Barça të mos ketë në uniformën e saj emrat e yjeve, por të shkruhet vetëm “Barcelona”.

Barcelona do të përballet me Real Betisin të dielën në kuadër të javës së parë të La Ligas.

Klubi katalunas ka marrë leje nga federata që ta bëjë këtë gjest që tregon mbështetjen e tyre për familjet e viktimave.

Po ashtu lojtarët do ta mbajnë në dorë një pankartë me mbishkrimin: #TotsSomBarcelona (Ne jemi Barcelona).

Gjithashtu në fillim të ndeshjes do të ketë edhe një minutë heshtje. 

Të fundit