Flash News

KRYESORE

Barça “zyrtarizon” krizën e Realit, madrilenët munden 5-1 në ‘El Clasico’. Suarez realizon tripletë

Barça “zyrtarizon” krizën e Realit, madrilenët

Ka përfunduar me rezultatin 5-1 përballja emocionuese e klasikes së kampionatit spanjoll, ku Barcelona i shënoi 5 gola Realit të Madridit, duke konfirmuar edhe njëherë krizën në të cilën ndodhet ekipi i Lopetegui-t.

Pjesa e dytë u mbyll në favor të katalanasve të cilët arritën të shënonin dy gola nëpërmjet brazilianit Coutinho  dhe Luis Suarez-it.

Më pas ishte sërish Suarez i cili realizoi edhe dy gola të tjerë duke u bërë kështu autori i tre golave në përballjen ndaj “Los Blancos”, të cilët arritën të shënonin vetëm një gol nëpërmjet Marcelos.

Goli i 5-të për ekipin blaugrana erdhi nga Arturo Vidal, i cili çoi shifrat në 5-1, duke i dhënë Bracelonës fitoren e thellë.

Me këtë humbje të Realit, tashmë vihet akoma më shumë në pikëpyetje qëndrimi i trajnerit Lopetegui, pasi ekipi madrilen po kalon një krizë.

Të fundit