Flash News

KRYESORE

Barcelona "burgos" përjetësisht Messin, askush nuk e refuzon këtë ofertë marramendëse

Barcelona "burgos" përjetësisht Messin, askush nuk e refuzon

Barcelona e ka kuptuar se Leo Messi nuk është fare i kënaqur me gjendjen aktuale të skuadrës dhe se mund të mendojë largimin.

Mediat spanjolle raportojnë se për argjentinasin po punohet, që ai të ketë sa më shpejt një kontratë të re me katalanasit. Paga vjetore e "Pleshtit" do të jetë më e larta në botë, 50 mln euro në vit.

Kjo do të thotë se presidenti Josip Maria Bartomeu do e shtojë shifrën me 10 milionë euro më shumë nga rroga që Leo ka aktualisht në "Camp Nou". I vetmi që mund të paguhet më shumë pas një viti pritet të jetë Kylian Mbappe te PSG.

Të fundit