Flash News

KRYESORE

Barcelona do Neymarin, arsyeja e rikthimit tremb Messin

Barcelona do Neymarin, arsyeja e rikthimit tremb Messin

Një lajm i fortë ka ardhur nga Spanja! Barcelona do të futet fuqishëm për nënshkrimin me Neymarin, pasi duan të gjejnë zëvendësuesin e Lionel Messit. Ekipi katalanas mendon për të ardhmen dhe braziliani i ka të gjitha aftësitë.

Messi është 32 vjeç dhe vitet e tij në futbollin e luajtur nuk do të jenë dhe shumë, prandaj drejtuesit po përgatiten për të mbyllur marrëveshjen me PSG-në. Francezët duket se nuk do të bëjnë rezistencë dhe Ney mund të rikthehet në Camp Nou.

Messi nga krahu tjetër e do afrimin e lojtarit, pasi merret vesh shumë mirë me ish-shokun e ekipit. Argjentinasi e kërkoi rikthimin e Neymarit që në merkaton e verës.

Të fundit