Flash News

KRYESORE

Barcelona e tepron me rrogat, pas saj renditet Reali

Barcelona e tepron me rrogat, pas saj renditet Reali

Barcelona ka disa vite që nuk e fiton Champions League, por investimet i ka të jashtëzakonshme. Kjo duket nga merkatoja me emra big dhe me pagat e mëdha që klubi katalanas u ofron lojtarëve.

Sipas një studimi nga "Global Sports Salaries", Barcelona është klubi me mesataren më të lartë të pagave në Europë. Katalanasit shpenzojnë 11.43 milionë euro në sezon për pagat e stafit.

Vendi i dytë është i parashikueshëm. Pas Barcelonës renditet Real Madrid me një mesatare rroge prej 10.4 milionë eurosh në vit. Vendin e tretë e zë Juventusi dhe kjo kryesisht prej rrogës shumë të lartë të Cristiano Ronaldos, që e ka rritur pagën mesatare në 8.3 milionë euro në vit.

Të fundit