Flash News

KRYESORE

Barcelona gati 50 milionë euro për yllin e Bundesligës!

Barcelona gati 50 milionë euro për yllin e Bundesligës!

Quique Setien nuk ka "Barcelonën e tij". Trajneri e mori drejtimin e skuadrës në mes të sezonit. Ai gjatë verës do të afrojë futbollistët që do dhe në krye të dëshirave është një mbrojtës i djathtë.

Semedo dhe Sergio Roberto nuk e kanë bindur, pavarësisht se u ka dhënë mundësi të dyve. Setien ka hedhur sytë nga Bundesliga dhe atje ka gjetur futbollistin e duhur për ekipin e tij.

Fjala është për futbollistin e Red Bull Laipzig, Dayot Upamecano. Ai ka bërë mirë në kampionatin gjerman dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve. Katalanasit janë gati të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe duhet të mposhtin konkurrencën e Arsenalit.

 

Të fundit