Barcelona gjen zëvendësuesin e Dembelesë, një mister “X” për Setien

Barcelona ka gjetur sulmuesin e shumëkërkuar. Ekipi katalanas ka nisur bisedimet me sulmuesin e Leganes, Martin Braithwaite.

Ky i fundit është një zgjidhje emergjence për spanjollët që duan ta kenë në grup si zëvendësues të Dembelesë. La Liga ka pranuar që kampionët të bëjnë një transfertë në këtë emergjencë.

Barça do të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit dhe nuk do të hasë pengesa. Leganes nga krahu tjetër kërkon që të afrojë një tjetër futbollist në vend të lojtarit, por vështirë që kërkesa e tyre të pranohet.