Flash News

KRYESORE

Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit, nis loja në prapaskenë

Barcelona nuk do të vuajë dhe për shumë gjatë dëmtimin e Luis Suarezit, pasi drejtuesit janë hedhur në sulm dhe për afrimin e një tjetër sulmuesi. Emri që përflitet më shumë është lojtari i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi gabonez do të largohet nga "Topçinjtë" dhe është dakord për transferimin e tij në Katalunja. Mundo Deportivo shkruan se katalanasit duan fillimisht ta huazojnë deri në fund të sezonit, më pas ta blejnë.

Arsenali kërkon të dijë të ardhmen e lojtarit, pasi kapitenit i mbaron kontrata në sezonin e ardhshëm dhe nuk duan ta humbin për pak para. Largimi i tij drejt Camp Nou mbetet një mundësi reale.

Të fundit