Flash News

KRYESORE

Barcelona humb yllin para ndeshjes, Valverde nuk e rrezikon

Barcelona do të rikthehet në kampionat në një ndeshje kundër Alaves pas barazimit 0-0 me Real Madridin në Camp Nou. Ekipi katalanas do tv vuajë mungesën e Arthur Melos që është i dëmtuar, por jo vetëm.

Trajneri Ernesto Valverde nuk do të ketë në dispozicion dhe ylli i ri Ansu Fati. Sulmuesi i ri ka ngelur jashtë për shkak të një shqetësimi që kishte në muskuj.

Trajneri katalanas nuk do ta rrezikojë dhe ka preferuar që të mos e grumbullojë duke i dhënë mundësi lojtarit të pushojë. Barcelona duhet të rikthehet te fitorja pas ndeshjes zhgënjyese me Real Madridin.

Të fundit