Flash News

KRYESORE

Barcelona i jep leksion Realit

Barcelona i jep leksion Realit

Barcelona ka fituar bindshëm "El Clasicon", falë 3  golave të shënuar në pjesën e dytë.

Ishtë Luis Suarez ai që hapi siparin e golave. Në minutën e 54-t shndërroi në gol një aksion të bukur nga skuadra e Barcelonës. Në minutën e 63-të Carvajal shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në zonë, me mbrojtësin që u ndërshkua direkt me karton të kuq, duke lënë Realin me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë shënoi Leo Messi. Aleix Vidal pa mbushur akoma 1 minutë në fushën e lojës shënoi golin e tretë duke hipotekuar edhe fitoren.

Me këtë fitore, Barcelona kryeson me 44 pikë , ndërsa Reali i Madridit duket se e ka humbur betejën për kampionat.  

Të fundit