Flash News

KRYESORE

Barcelona mendon goditjen e madhe, plan konkret për Mbappenë

Barcelona mendon goditjen e madhe, plan konkret për Mbappenë

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Barcelona, aty ku katalanasit po mendojnë për sulmuesin Kylien Mbappe. Ky i fundit e ka shprehur se do të largohet nga PSG, pasi nuk ndihet mirë, ndërsa Reali e Barça e presin me krahë hapur.

Madrilenët kanë nisur sulmin që tani, por shifrat për të janë të papërballueshme. Barcelona nuk ka të njëjtën fuqi ekonomike si madrilenët, por po ndërton një strategji të mirëfilltë për të afruar në ekip sulmuesin francez.

Drejtuesit e kampionëve të Spanjës duan ta afrojnë Mbappenë në vitin 2021. Ata janë duke përgatitur terrenin dhe afrimi i tij do të ishte një goditje shumë "Big" për katalanasit.

Të fundit