Flash News

KRYESORE

Barcelona merr 3-pikëshin e radhës, ndeshjen e zgjidh Messi

Barcelona merr 3-pikëshin e radhës, ndeshjen e zgjidh Messi

Barcelona sot fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Real Sociedadit. Një penallti nga Leo Messi në pjesën e dytë bëri diferencën në këtë takim delikat.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar mes dy skuadrave dhe gjyqtari pati punë, pasi ndërhyrjet ishin njëra pas tjetrës. Madje, dhe Lionel Messi u ndëshkua me karton të verdhë, në ndeshjen e tretë radhazi, diçka që nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij.

45 minutat e dyta folën për Barcelonën, me katalanasit që arritën edhe të shënonin golin e fitores në minutën e 81-të. Messi tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep tri pikë të arta Barcelonën, që i ngjet provizorisht në krye të La Liga.

Të fundit