Flash News

KRYESORE

Barcelona mund të shesë një titullar për sulmuesin e Interit

Barcelona mund të shesë një titullar për sulmuesin e Interit

Barcelona vijon të mbajë një sy hapur për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Ky duket transferimi më i mundshëm në merkaton e verës në “Camp Nou”.

Sipas mediave spanjolle, fjalët e yllit Leo Messi për bashkëpatriotin e tij argjentinas nuk janë rastësi. Së fundmi, “Pleshti” u shpreh se Lautaro ngjan shumë me Luis Suarezin dhe se është lojtar fantastik.

Messi e ka ndarë mendjen dhe e ka propozuar emrin e Lautaros te drejtuesit e Barcelonës. Ai do që vitet e fundit në “Camp Nou” t’i kalojë me një djalë shpërthyes si sulmuesi i Interit.

Kjo ka nxitur katalanasit që të kenë edhe një plan B. Nëse Interi bën shumë qëndresë dhe kërkon shumë për sulmuesin, Barcelona do të jetë gati të heqë dorë nga lojtarë të tjerë që ka, duke përfshirë edhe titullarë.

Kjo do të ishte një ndër sakrificat më të mëdha, që katalanasit kanë bërë ndonjëherë, edhe pse deri tani nuk janë përmendur emra specifikë.

Të fundit