Flash News

KRYESORE

Barcelona në emergjencë, kërkon me ngulm dy lojtarë të Interit

Barcelona në emergjencë, kërkon me ngulm dy lojtarë të

Barcelona do urgjentisht mbrojtës qendre. Klubi katalanas nuk bazohet më në përvojën e Gerard Pique, sepse ai është në vitet e fundit të karrierës, kurse Lenglet dhe Umtiti asnjëherë nuk janë konsideruar lojtarë të kalibrit botëror.

Sipas medias italiane, Barcelona do dy mbrojtësit e Interit, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar. Interi këtë sezon renditet i dyti në Serie A dhe performancat e mbrojtjes zikaltër kanë bindur katalanasit.

Nuk diskutohet se transferimi i kësaj dysheje është shumë i vështirë që të ndodhë, sepse po flasim për dy liderë të mbrojtjes së Interit, por Barcelona ka shpresa.

Për të blerë të dy mbrojtësit, duhet shpenzuar mbi 100 mln euro, shumë të cilën Barcelona është gati ta paguajë.

Të fundit