Flash News

KRYESORE

Barcelona nuk dorëzohet, gati të rrëmbejë yllin e Serie A

Barcelona nuk dorëzohet, gati të rrëmbejë yllin e Serie A

Barcelona po mendon të afrojë në skuadër sulmesin Lautaro Martinez. Argjentinasi mund të largohet nga Interi duke i paguar klauzolën e lirimit dhe mund t'i bashkohet ekipit spanjoll që e do me çdo kusht.

Drejtuesit e katalanasve e shohin si zëvendësuesin ideal për Luis Suarezin. Uruguaiani është në perëndim të karrierës së tij, pasi mosha bën të veten. Këtë sezon ka qenë shpesh i dëmtuar, momentalisht Barça nuk ka asnjë sulmues.

22-vjeçari i Interit ka dhe mbështetjen e Lionel Messit dhe ky është një faktor i rëndësishëm. Kapiteni ka shumë impakt te Barça dhe është Antonie Griezmann që e ka pësuar në kurriz.

Të fundit