Flash News

KRYESORE

Barcelona nuk duron më Valverden, gjen trajnerin e ri

Barcelona nuk duron më Valverden, gjen trajnerin e ri

Barcelona humbi ndeshjen e kundër Atletico Madridit me rezultatin 2-3 duke u eliminuar nga gjysmëfinalja e Superkupës. Katalanasit janë shumë të zhgënjyer nga tekniku Ernest Valverde.

Tekniku me shumë mundësi do të pushohet nga puna. Numri një i stolit nuk ka më besimin e drejtuesve, pavarësisht se këta të fundit i kanë dhënë shumë mundësi.

Emri që pritet të marrë drejtimin është Ronald Koeman. Trajneri i Holandës ka bërë mjaft mirë deri tani dhe ka një klauzolë që mund të largohet nëse interesohet Barcelona.

Të fundit