Flash News

KRYESORE

Barcelona ofertë milionere Chelseas, habit me dëshirën e fundit

Barcelona ofertë milionere Chelseas, habit me dëshirën e fundit

Barcelona po mendon për merkaton e janarit dhe emri i emergjencës është Willian i Chelseas. Ekipi katalanas ka shumë nevojë për sulmues, pasi nuk po arrin të gjejë një emër potencial.

"Sky Sports News” shkruan se futbollisti i Chelseas mund të transferohet në Spanjë për 20 milionë euro. Kjo është shifra që pritet të ofrohet nga katalanasit për lojtarin e tyre.

31-vjeçarit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe ka mundësinë që të kalojë në Camp Nou. Ai nuk ka rinovuar, ndërsa për Chelsean do të ishte një ofertë fantastike, pasi flitet për një lojtar që i skadon kontrata në qershor

Të fundit