Barcelona përzgjedh lojtarin e Raiolës, 20-vjeçari mund të pengohet prej tij

Barcelona po mendon që tani për zëvendësuesin e sulmuesit Luis Suarez. Numri 9 i sulmit të katalanasve ka kapur moshën 32-vjeçare dhe nuk mund të ketë shumë të ardhme në Katalunja.

Drejtuesit kanë pikasur zëvendësuesin e tij dhe fjala është për Donyell Malen. I riu i PSV po bën mjaft mirë në kampionatin holandez. Ai ka arritur të fitojë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të Europës.

20-vjeçari ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje këtë sezon duke u kthyer në titullar fiks, ndërsa sezonin e kaluar luajti 31 sfida dhe shënoi 10 gola, pavarësisht se vetëm 6 takime i nisi si titullar.

Problemi i vetëm i katalanasve është Mino Raiola. Futbollisti i kombëtares së moshave holandeze ka super agjentin kontravers. Përfaqësuesi i tij nuk i ka marrëdhëniet e mira me ekipin spanjoll dhe ky është problemi i ngecjes së këtij operacioni.