Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Barcelona rinovon me talentin e radhës: klauzolë 400 mln euro
Barcelona mendon për të ardhmen. Lojtari i radhës i cili ka rinovuar me katalanasit është talenti Ansu Fati. Sulmuesi anësor ka firmosur me Barcelonën deri në vitin 2022 me klauzolë largimi 180 mln euro.
Ndryshimi në kontratë parashikohet të ndodhë kur ai të mbushë 18 vjeç, me klauzolën e largimit që shkon në 400 milionë euro.
“Barcelona dhe Ansu Fati kanë arritur një akord për të përmirësuar kontratën e lojtarit deri më 30 qershor 2022, e cila mund të zgjatet edhe për dy vite. Klauzola e lojtarit është rritur nga 100 në 170 milionë euro. Kjo shifër do të shkojë në 400 milionë euro kur lojtari të firmosë kontratë personale me klubin", shkruhet në komunikatën zyrtare të Barcelonës.