Flash News

KRYESORE

Barcelona shkatërron Sevillan, Messi më në fund gjen rrjetën

Barcelona shkatërron Sevillan, Messi më në fund gjen rrjetën

Barcelona sonte shkatërroi Sevillan 4-0 në Camp Nou. Trajneri Valverde më në fund pa një skuadër që i përgjigjet dhe tregoi se mund të bëjë një sezon të madh.

Ndeshja nisi me tension, derisa Suarez gjeti rrjetën në të 27’. Pak minuta pas uruguainit, për katalanasit shënoi Arturo Vidal, i ndjekur më pas nga Dembele me golin që mbylli pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi me golin e katërt të Barcelonës, shënuar nga Leo Messi, i cili më në fund gjeti rrjetën për këtë sezon në La Liga. Me gjithë avantazhin e thellë, Barcelonës nuk i shkuan të gjitha gjërat vaj.

Dembele dhe Aruajo dolën të dy nga fusha të ndëshkuar me kartonë të kuq pak para mbylljes së takimit. Me këtë rezultat, Barcelona tashmë e sheh veten në vend të dytë të renditjes, 2 pikë larg Real Madridit.

Të fundit