Flash News

KRYESORE

Barcelona shkëlqen me "manita" ndaj Eibarit, Messi shënon 4 gola

Barcelona shkëlqen me "manita" ndaj Eibarit, Messi shënon 4

Nëse Leo Messi është në formë, Barcelona duket si ajo e kohës së Pep Guardiolës. Kështu u dukën sot katalanasit, të cilët fituan 5-0 ndaj Eibarit në kampionatin spanjoll.

“Pleshti” realizoi tre gola në 26 minuta gjatë pjesës së parë dhe luajti si kurrë më parë. Tripleta e tij u kthye në spektakël më vete edhe me golin e katërt dy minuta par afundit të ndeshjes.

Sot debutoi edhe blerja e re e katalanasve, Braithwaite, i cili ndihmoi me një asist. Në fund pati festë edhe për mesfushorin brazilian Arthur, i cili detyroi portierin mik të nxjerrë për herë të pestë sferën nga rrjeta.

Kjo fitore ngjit përkohësisht Barcelonën në vendin e parë në La Liga me dy pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

Të fundit