Flash News

KRYESORE

Barcelona “shtanget” nga çmimi që Dortmund vendos për Dembele

Barcelona “shtanget” nga çmimi që Dortmund vendos

Pas transferimit të Neymar tek PSG, klubi katalanas po përpiqet të gjej zëvëndësuesin e denjë të brazilianit, për ta mbuluar më së miri rolin e tij në skuadër.

Ndërkohë Barcelona ia ka vënë syrin lojtarit të Borussias Dortmund, Ousmane Dembele. Tashmë kanë nisur bisedimet për të, por ajo që i ka stepur disi drejtuesit e Barcelonës është çmimi i vendosur nga gjermanët prej 150 milionë euro.

Oscar Grau dhe Raul Sanllehi gjenden në Gjermani për të negociuar për Blaugranat, duke shpresuar që ta zbresin çmimin në 120 milionë euro. Sipas “L’Equipe”, Barcelona tashmë ka marrëveshje me lojtarin.

Të fundit